Më datë 24 Maj 2018, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) organizoi seminarin kombëtar me temë “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve”.

Në këtë aktivitet ishin prezentë përfaqësues të institucioneve të ndryshëm të Arsimit Publik dhe atij jo Publik, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, gjithashtu ekspertë të jashtëm. Në këtë seminar morën pjesë, Kryetari i NJBSC të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, Përgjegjësi i Zyrës së Karrierës, Tutoriatit Studentor&Alumni dhe përfaqësues të stafit akademik.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e përfshirjes së studentëve në organet vendimarrëse të Institucioneve të Arsimit të Lartë, pasi është shumë e rëndësishme të dëgjohet zëri i tyre.

Gjatë këtij aktiviteti u evidentuan problematikat aktuale përsa i përket këshillave studentore, pasi për shkak të mungesës të akteve ligjore të institucioneve të ndryshme, nuk ka qenë e mundur zhvillimi i zgjedhjeve studentore.

 

Çështje kryesore që u trajtuan gjatë këtij seminari:

  1. Zbatimin e kërkesave të LAL për rolin e studentëve në IAL-të;
  2. Rritjen e angazhimit të studentëve në strukturat vendimarrëse të IAL dhe të sistemit të AL;
  3. Diskutimin për organizimin e sondazhit kombëtar të studentëve;
  4. Shkëmbimin e mendimeve, ideve dhe përvojave lidhur me zbatimin e mekanizmave formalë dhe informalë të angazhimit të studentëve;
  5. Diskutimin mbi zhvillimin e një kulture institucionale të përfshirjes së studentëve
  6. Diskutimin mbi rolin e studentëve në sigurimin e cilësisë në IAL-të;
  7. Paraqitjen e praktikave të mira dhe konkrete evropiane për angazhimin e studenteve dhe të shoqatave të tyre;
  8. Diskutimin e disa rezultateteve të pyetësorit për përfaqesuesit në senat në IAL-të publike;
  9. Dhënien e rekomandimeve për përmirësime të mëtejshme në rritjen e rolit të studentëve në IAL-të.

FOTO GALERI