Në kuadër të bashkëpunimit me institucione të tjera, në Kolegjin Universitar "Pavarësia Vlorë", u mbajt sot një leksion i hapur, ku u prezantua raporti i auditimit mbi cilësinë e ajrit, auditim i kryer nga Departamenti i Performancës pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Prezantimi i raportit u realizua nga Dr.Aulent Guri, me detyrë Kryeauditues, në Departamentin e Performancës, pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Qëllimi i këtij aktiviteti, përveç prezantimit të rezultateve të gjetjeve të auditimit, konsiston në vetvete edhe njohjen dhe aftësimin në praktikë të studentëve jo vetëm më dije dhe njohuri por edhe me praktikën e punës së një auditimi performance.

FOTO GALERI