Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, shpall aplikimet për vende të hapura pune për vitin akademik 2018 – 2019, për staf akademik/pedagogë me kohë të plotë, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, programet:

       1. Drejtësi;

       2. Shkenca Politike;

       3. Ekonomi;

       4. Inxhinieri Informatike;

       5. Arkitekturë;

si dhe, Kërkues Shkencorë në Qendrat e Kërkimeve Shkencore.

Kandidati për pedagogë ose kërkues shkencor duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

       a. Të ketë përfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8 (tetë);

       b. Të zotërojë titullin akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar”, ose të paktën, gradë shkencore “Doktor”;

       c. Të kenë eksperiencë pune në mësimdhënie, në pozicionin për të cilin aplikon;

      d. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;

      e. Të këtë njohuri të mira mbi Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në RSH”;

      f. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose gjuhë tjetër të vendeve të BE-së;

      g. Njohuri të programeve bazë të kompjuterit.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”, dosjen e aplikimit me këto dokumente:

      1. Kërkesa për punësim;

      2. CV;

      3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë e notave, të noterizuar;

      4. Letra rekomandimi nga pedagogë apo udhëheqës shkencorë, dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi/drejtuesi i fundit (nëse ka);

      5. Fotokopje e dëshmive të kualifikimeve të ndryshme, të noterizuara;

      6. Fotokopje e artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare e ndërkombëtare, dhe/ose punime të tjera;

      7. Fotokopje e Kartës së Identitetit;

      8. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);

     9. Certifikatë e njohjes së gjuhës së huaj;

     10. Certifikatë e përdorimit të programeve bazë të kompjuterit;

  • Afati i aplikimit është deri më datë: 31 Korrik 2018.
  • Shqyrtimi i paketës së aplikimit do të bëhet brenda datës: 20 Shtator 2018.
  • Intervistimi i aplikantëve do të zhvillohet brenda datave: 25 - 30 Shtator 2018.
  • Shpallja e fituesve do të bëhet më datë: 05 Tetor 2018.

Për çdo informacion mund të komunikoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Ju faleminderit.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentin!