Në datën 11 Maj 2018, studentë dhe pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë Informatike  në kuadrin e aktiviteteve kurrikulare me në fokus studentin, kryen një vizitë pune në ambjentet e kompanisë (ISP) Albtelecom dhe Eagle Mobile.  Gjatë takimit të mbajtur në ambjentet e kësaj kompanine studentët  u pritën nga specialistë të telekomunikacionit ( NOC)  dhe të rrjetave   të cilët  trajtuan  tematika si:

·         Tipet e shërbimeve të ofuara nga kompania, për tipet e antenave që përdorin sot lartësinë e tyre për të garantuar mbulueshmërinë maksimale, tipologjinë e mediave të transmetimit etj;

·         Me hapat e planifikimit të rrjetit, të frekuencave dhe të transmetimit. Si kryhet monitorimi i vazhdueshëm i rrjetit në plan të frekuencave të transmetimit, por edhe në raport me menaxhimin e trafikut për abonentët, matja e trafikut;

·         Kapja dhe korrigjimi i gabimeve;

·         Si realizohet planifikimi i rrjetit dhe mbulueshmëria e zonave urbane;

·         Pajisjet ISDN, lidhjet satelitore GPRS, TDM, FDM, etj;

·         Përdorimi i IPv4 dhe vazhdueshmëria me IPv6.     

Ky aktivitet i suksesshëm  gjithashtu konkludoi në krijimin e një bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”  dhe  kompanisë Albletekom  & Eagle Mobile për formatin e ri të praktikave studentore pranë kësaj kompanie.

FOTO GALERI