Në mbështetje të ligjit nr.80/2015, mbi arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, Statutit të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, Rregullores së Përgjithshme të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, në bazë të Statutit të Unionit Studentor të KU “Pavarësia Vlorë” si dhe në bazë të Rregullores së Unionit Studentor të KU “Pavarësia Vlorë”, u zhvillua votimi konform parimeve të përgjithshme, i fshehtë me kuti, për zgjedhjen e Presidentit të Unionit Studentor.

 

Kandidatë për Presidentë të Unionit Studentor janë listuar si më poshtë:

 

  1. Sara Xhaxha
  2. Josalda Hametaj
  3. Enxhi Danaj

 

Në prezencë të komisionit zgjedhor të përbërë nga Adelajda Fejza, Fjoralba Lamaj, Anisa Xhaferi, Kiara Llambro dhe Orges Avrami. Zyra e Karrierës, Tutoriatit Studentor&Alumni organizoi dhe zhvilloi procesn  zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit të Unionit Studentor në përputhje të plotë të nenit 55 te ligjit të Arsimit të Lartë .

 

Në përfundim të procesit të votimit, Komisioni zhvilloi procesin e numërimit, vlerësimin e fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultatit.  

 

Në vijim të pasqyrimit të të dhënave respektive, mbi bazën e numërimit të fletëve të votimit, Komisioni konkludon se Sara Xhaxha zgjidhet President i Unionit Studentor të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”.

FOTO GALERI