Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” në kuadrin e aktiviteteve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike organizoi Turneun e VII-të të Shahut. Ky aktivitet ngjalli mjaft interes tek të gjithë dashamirësit e këtij sporti duke shënuar një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish. Të pranishëm ishin sportdashës dhe specialistë të grupmoshave të ndryshme, të cilët i dhuruan turneut një kompeticion të jashtëzakonshëm. Pjesëmarrësit gjithashtu morën pjesë në një Simultane Shahu me mjeshtrin e lojës së shahut dhe njëkohësisht trajner i ekipit të shahut të qytetit Z. Ferdinand Bezhani. Në përfundim të turneut , fitues u shpallën Ariel Lamaj, Andi Bërdëllima dhe Klevi Kreka, të cilët u shpërblyen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me certifikata pjesëmarrjeje dhe vlera simbolike monetare.

FOTO GALERI