Njoftojmë se Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë" në bashkëpunim me Youth Innovation Center organizojnë trajnimin me temë "How to Brand Yourself". Qëllimi i këtij trajnimi është t'i njoh pjesëmarrësit me mundësitë që i rrethojnë dhe t'ju mësojë metodat dhe teknikat për të promovuar veten dhe atë që dijnë të bëjnë në 4 bazat e jetës së tyre; shoqëri, universitet, intervistë pune dhe në punë. Nëpërmjet këtij trajnimi pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë teknika, të cilat në një periudhë shumë të shkurtër do t'i bëjnë njerëz me influencë në mjediset e punës, shkollës apo shoqërisë. Ky trajnim do të jetë në formatin "non formal education", me metoda bashkëkohore dhe me trajner karizmatik dhe me eksperiencë ndërkombëtare! Pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të jenë nga mosha 18-35 vjeç! Aktiviteti do të zhvillohet në ambjentet e Kolegjit Universitar"Pavarësia Vlorë", më datë 10 Dhjetor 2017, ora 09:00.  Bashkëlidhur do të gjeni axhedën e trajnimit.

 Axhenda e trajnimit "How to Brand Yourself"

Ju mirëpresim!