Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”, e cila organizohet nga Fakulteti i Administratës Publike i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar "Pavarësia Vlorë",  Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Universitetin Shtetëror  të Tetovës. Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 20 dhjetori 2017, kurse konferenca mbahet më 15 dhe 16 shkurt 2018 në mjediset e Kolegjit AAB në Prishtinë. Për më shumë informacione rreth programit, klikoni linkun zyrtar të konferencës:

http://konferencat.aab-edu.net/iceich2018/