Në kuadrin e  marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, përkatësisht Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” (KUPV) dhe Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT), për të dytin vit radhazi vijuan me sukses rrugën e bashkëpunimit, ku ndër shumë të tjera, konkretizimi i këtij bashkëpunimi përfshin organizimin e konferencave shkencore. Vizioni i të dy institucioneve tashmë është i qartë dhe tregon më së miri, vendosmërinë për të ecur në rrugën e dijes, në mënyrë dinjitoze. Realizimi i konferencës në datat 2 dhe 3 Nëntor në ambientet e Institutit Kanadez të Teknologjisë, erdhi pas një pune të stafit organizativ dhe drejtues të të dy institucioneve, të cilët u kujdesën detajësisht për organizimin e konferencës. Organizime të tilla në fakt, përveç se evidentojnë seriozitetin e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” dhe Institutit Kanadez të Teknologjisë, shprehin qartë edhe vëmendjen që këto institucione të arsimit të lartë i kushtojnë ndjekjes së trendit të zhvillimit. Tema e kësaj konference ishte “Zhvillimi i Qëndrueshëm”. Punimet e konferencës ishin shumë interesante pasi ato vijnë nga fusha të ndryshme si ekonomia, financa, menaxhimi, marketingu, ligji, shkencat politike, arkitektura, teknologjia e informacionit, inxhinieria informatike, si  dhe shumë disiplina të tjera shkencore të para në këndvështrimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

FOTO