Në datën 04.11.2017, në Durrës u mblodh Forumi i Pavarur i Rektorëve, në të cilën morën pjesë gjithë rektorët e universiteteve jopublike në Shqipëri. Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, u përfaqësua në Forum nga Dr. Siri HOXHA dhe Dr. Myzafer ELEZI – zv.Rektor për kërkimin shkencor.

 “15 vjet arsim i lartë privat në Shqipëri” ishte tematika e takimit, në të cilën u trajtuan çështje të ndryshme të cilat lidhen me arritjet gjatë këtyre 15 viteve në fushën e arsimit universitar, kryesisht në drejtim të zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë në vendin tonë, kjo bazuar dhe në rezultatet e Këshillit të Akreditimit, rezultatet e të cilit tregojnë se ekziston një diferencë të ndjeshme ndaj IAL-ve publike.

Forumi i Pavarur i Rektorëve ngriti shqetësimin lidhur me:

  •  vonesën e nxjerrjeve të akteve nënligjore nga MASR, në zbatim të ligjit të ri për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri;
  •  përmirësim të procedurave te regjistrimit/ç`regjistrimit të studentëve në IAL, bazuar në problematikat e konstatuara gjatë fazave të regjistrimit të studentëve, Forumi propozoj;
  • zhbllokimin e  hapjes/licencimit të programeve të reja nga MASR;
  • zhbllokimin e  procedurës së dhënies së gradave shkencore dhe titujve akademikë;
  •   evidentimin e kostos së studimit të studentit në IAL-të publike, e cila varion nga 400 – 500 mijë lekë të reja në vit, kosto e cila është më e lartë se kostoja në IAL-të private, me ndryshimin se kjo kosto paguhet nga shteti, pra nga taksapaguesit shqiptarë. 

Forumi i Pavarur i Rektorëve vendosi për konferencën e radhës, e cila do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit Universitar “Luarasi”, në javën e fundit të muajit Janar 2018, në të cilën ftohen të paraqiten punime edhe nga trupa e pedagogëve të universiteteve të ndryshme.

FOTO