Sot në ambjentet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, u mbajt aktiviteti për promovimin e librit “Viktimologjia” me autor Prof. Dr. Luan Gjonçaj. Ky botim shenjon çeljen e siparit të botimeve të teksteve mësimore akademike nën logon e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, ku ne ndihemi të privilegjuar, pasi ky rrugëtim, nis me një Profesor të nderuar të botës akademike në Shqipëri, siç është Prof. Dr. Luan Gjonçaj, si një akademik, i cili numëron disa dekada eksperiencë profesionale kushtuar kërkimit shkencor në fushën e drejtësisë penale, akademike dhe asaj administrative. Ky botim, mund të cilësohet si i pari i këtij lloji në Shqipëri. Në pikëpamjen akademike teksti “Viktimologjia” është një kombinim shumë cilësor dijesh, ku mund ta gjejnë veten sociologët, psikologët, juristët dhe punonjësit socialë. Ky botim akademik është një nga të paktit shembuj ku në një tekst të vetëm të jenë të integruara cilësisht dije nga disa fusha, dhe që për më tepër pas leximit dhe studimit të tij, merret një formim cilësor duke nxitur cilindo studiues për studime të mëtejshme në këtë fushë apo lidhur me të.

Foto