Më datën 23 gusht 2017,  QSHA u ka përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre:

  1. Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit.
  2. Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
  3. Rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
  4. Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
  5. Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore.
  6. Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM. Nr 346 datë 19.4.2017.
  7. Indekset e profileve të shkollave të mesme. 

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” (KUPV) ka shënuar rritje në numrin e kandidatëve që e kanë zgjedhur këtë IAL për të studiuar në një nga pesë programet e studimit të tij .

Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në faqen online të KUPV më datë 28 gusht 2017.

 

Data 29 gusht 2017 shënon dhe nisjen e regjistrimit për në universitetet ku janë  shpallur fitues. Ky afat përfundon më 11 shtator 2017.