Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, shpall aplikimet për vende të hapura pune për vitin akademik 2017 – 2018, për staf akademik/pedagogë me kohë të plotë, në programet:

  1. Drejtësi;
  2. Shkenca Politike;
  3. Ekonomi;
  4. Inxhinieri Informatike;
  5. Arkitekturë;

si dhe, Kërkues Shkencorë në Qendrat e Kërkimeve Shkencore, në të gjitha pozicionet dhe fushat.

Kandidati për pedagogë dhe kërkues shkencorë duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8 (tetë);
  • Të zotërojë gradë shkencore “Doktor”, ose titullin akademik “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”;
  • Të kenë eksperiencë pune në mësimdhënie, në pozicionin për të cilin aplikon;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të këtë njohuri të mira mbi Ligjin nr. 80/2015 “për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në RSH”, si dhe Statutin e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër të vendeve të BE-së;
  • Njohuri të programeve bazë të kompjuterit.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” paketën e aplikimit që përmban këto dokumente:

  1. Kërkesa e aplikimit për personel akademik;
  2. CV;
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë e notave, të noterizuar;
  4. Letra rekomandimi nga pedagogë apo udhëheqës shkencorë, dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi/drejtuesi i fundit (nëse ka);
  5. Fotokopje e dëshmive të kualifikimeve të ndryshme, të noterizuara;
  6. Fotokopje e artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare e ndërkombëtare, dhe/ose punime të tjera;
  7. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  8. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
  9. Certifikatë e njohjes së gjuhës së huaj;
  10. Certifikatë e përdorimit të programeve bazë të kompjuterit;

 

  • Afati i aplikimit është deri në datën 31 Gusht 2017.
  • Shqyrtimi i paketës së aplikimit do të bëhet brenda datës 20 Shtator 2017.
  • Intervistimi do të zhvillohet për të gjithë aplikantët brenda datave 25 - 30 Shtator 2017.
  • Shpallja e fituesve do të bëhet në datën 05 Tetor 2017.

Ju faleminderit.