Në datën 09 Qershor 2017, në ambientet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, zhvillua trajnim me studentë të cilët do të votojnë për herë të parë. Trajnimi kishte në fokus të drejtën për të votuar si një e drejtë kushtetuese, demokracinë, zgjedhjet, të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në jetën politike në një shtet demokratik. Studentët u informuan rreth parimeve bazë dhe procedurave se si ushtrohet e drejta e votës. Rëndësia e votës për gjithsecilin prej nesh, duke vënë theksin që është detyrë e të gjithëve për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes. Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit Rinor në Proçeset Demokratike”, realizuar nga Qendra Rinore e Vlorës në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”, projekt i mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë

Foto