Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” organizoi një sesion shkencor me Temë “Dita Botërore e Mjedisit”. Ky sesion shkencor u realizua në saj të një bashkëpunimi të frytshëm dhe angazhimi serioz midis stafit akademik dhe studentëve, të cilët referuan së bashku disa tematika në lidhje me mjedisin. Punimet ishin të organizuara në bazë edhe të profileve të studimeve të studentëve dhe fusha të specilaizimit dhe hulumtimit të pedagogëve. Në këtë sesion shkencor u referuan 8 punime shkencore nga fusha e ekonomisë për sipërmarrjet green, legjislacioni shqiptar dhe ai europian për mjedisin,si dhe një përmbledhje e domosdoshmërisë së edukimit mjedisor në sistemin arsimor shqiptar. Pas çdo prezantimi, si dhe në mbyllje të sesionit pati diskutime të ndryshme për secilën temë, ku pjesëmarrësit shprehën mendimet dhe opinionet e tyre . Për të gjithë referuesit, Kolegji shpërndau certifikatën e pjesëmarrjes ndërsa punimet e prezantuara në Sesionin Shkencor do të publikohen në numrin e ardhshëm të Revistës Pavarësia në një volum special.