Në datën 02 Qershor 2017, Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Këqyrja e vendit të ngjarjes pas kryerjes së krimit. Gjetja, fiksimi dhe marrja e provave materiale”.
Leksioni u prezantua nga pedagogu i lëndës së Kriminalistikës, Dr. Myzafer ELEZI, ndërsa eksperti kriminalistik i Policisë Shkencore Z. Piro KUÇI demostroi para studentëve mjetet teknike për gjetjen e gjurmëve në një vendngjarje, mekanizmin e formimit të një gjurme papilare; mënyrat e marrjes së materialit biologjik për ekzaminim, si dhe fiksimin dhe marrjen e një gjurme papilare në xham.
Studentët u njohën konkretisht me veprimet procedurale të cilat kryhen nga eksperti kriminalist dhe oficeri i policisë gjyqësore gjatë këqyrjes së një vendngjarjeje në rast të vjedhjeve me dhunë.
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” gjen rastin të falenderoj Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për bashkëpunimin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve respektive.