Gjatë datave 1 dhe 2 Qershor 2017, Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë", pjesë e grupit (badge) të pestë të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) të përfshira në procesin e Akreditimit Institucional, priti në ambjentet e tij Grupin e Vlerësimit të Jashtëm për fazën e vizitës në Institucion.  Grupi i vlerësimit realizoi takime sipas axhendës të parashikuar për këtë proces me stafin akademik, administrativ dhe studentët.Gjithashtu pjesë e takimeve ishin edhe institucione publike dhe biznese partnere me të cilët kolegji ynë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për praktikat  e studentëve, apo organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Procesi i akreditimit është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e mëtejshëm të institucionit, duke shenjuar një gur kilometrik tejet të rëndësishëm në rrugëtimin e tij. Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë", i ka kushtuar gjithë vëmendjen dhe angazhimin e duhur për të përmbushur me shumë sukses këtë mision.