Në datat 28 – 30 Prill në Janinë (Greqi), u organizua  Konferenca e 6 Ndërkombëtare Multidisiplinare “ICTEA -2017”,  me temë “THE SCIENCE TODAY IS THE FUTURE ‘ S SOLUTION”. Konferenca është një organizim i EPICT Center, The Danish Center for Education and Research, dhe Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, me mbështetjen e  partnerëve, si:

·         Ministria e  Arsimit dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë;

·         Canadian Institute of Technology;

·         Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres, Albania (TEAVET partner);

·         Universiteti “Eqerem Cabej” Gjirokaster, Albania (TEAVET partner). 

Në këtë Konferencë morën pjesë akademikë dhe specialist nga arsimi i lartë në fusha të ndryshme në Shqipëri, vendeve të tjera europiane dhe joeuropiane. Qëllimi kryesor i Konferencës ishte krijimi i mundësisë për pjesëmarrësit të prezantonin punët e tyre hulumtuese, diskutimin e ideve midis njëri tjetrit sipas fushave përkatëse studimore. Dinamikat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror kërkojnë studime të shpeshta me qëllim që t`i paraprihet trendit të zhvillimit, ndaj dhe organizime të tilla krijojnë mundësi për studiuesit shqiptarë dhe të huaj që jo vetëm të njihen me njëri tjetrin, me mendimet dhe punët e njërit tjetrit, por të krijojnë dhe ura bashkëpunimi të mëtejshme për projekte individuale dhe institucionale duke rrëzuar çdo koncept të mundshëm të barrierave dhe hendekëve të komunikimit. Konferenca e vendosi fokusin në metodologjitë dhe kërkimin me qëllim implementimin e tyre në strategjinë e edukimit 2014 – 2020, si një nga sfidat e integrimit evropian. Gjithashtu, konferenca nxori në pah aftësitë analitike dhe shpirtin kritik ndaj ideve të ndryshme të prezantuara. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti PhD. Javier VIDAL - Universiteti  i Leonit/Spanjë dhe Znj. Nora MALAJ - Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit, e cila prezantoi temën “Etika në sistemin arsimore shqiptar”. Në Konferencë u prezantuan 99 artikuj shkencorë nga artikuj në progres (abstracts). Prezantimi i punëve shkencore u nda në 10 sesione si më poshtë:

1.      Kërkimi në edukim përmes projekteve (sesioni kryesor);

2.      Sesioni i gjuhës;

3.      Sesioni i edukimit;

4.      Sesioni i çështjeve ligjore;

5.      Sesioni i çështjeve ekonomike;

6.      Sesioni i Teknologjisë dhe ICT;

7.      Sesioni i çështjeve sociale;

8.      Sesioni i Posterave nga fusha të ndryshme. 

Të gjithë artikujt e referuar në Konferencë u publikuan në librin  Proceeding me ISBN 9789928-437471. 

Pas përfundimit të Konferencës pjesëmarrësve i`u dha mundësia që artikujt t`i botonin në numrin e revistës së ICTEA’s “ICT Education, Knowledge Society and Open Governance”, me  ISSN 2304-5442. 

FOTO