Në kuadër të ditës së Trashëgimisë kulturore Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ndërmori një vizitë  në një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. U zhvillua një  turizëm kulturor në qytetin e Lezhës. Ky aktivitet u ndërmor në kuadër të aktiviteteve studentore kulturore të parashikuara për vitin akademik 2016-2017 jashtë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë, pedagogë dhe staf administrativ të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”.
U vizitua varri i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjatë kësaj vizite, studentët u njohëm me historinë e tij. U vizitua qyteti antik i Lisusit, qytet i shekullit të tretë përpara erës sonë. Gjithashtu u vizituan monumente të thera brenda qytetit për periudha të ndryshme historike.
Në kuadër të aktiviteteve ekstra-kurrikulare, u vizitua agroturizmi Mrizi i Zanave. Nga  administratori u dhanë informacionet e nevojshme se si funksionon dhe si menaxhohet një agroturizëm.
Në fund të aktivitetit të gjithë të pranishmit në këtë turizëm kulturor  provuan ushqime tradicionale të zonës.

Foto