Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” në kuadrin e aktiviteteve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike organizoi Turneun e VI-të të Shahut. Ky aktivitet ngjalli mjaft interes tek të gjithë dashamirësit e këtij sporti duke shënuar një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish. Të pranishëm ishin sportdashës dhe specialistë të grupmoshave të ndryshme, të cilët i dhuruan turneut një kompeticion të jashtëzakonshëm. Pjesëmarrësit gjithashtu morën pjesë në një Simultane Shahu me mjeshtrin e lojës së shahut dhe njëkohësisht trajner i ekipit të shahut të qytetit Z. Ferdinand Bezhani. Në përfundim të turneut , fitues u shpallën Enton Gjomemo, Ariel Lamaj dhe Renato Zyka, të cilët u shpërblyen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me certifikata pjesëmarrjeje dhe vlera simbolike monetare. Risi për këtë turne ishte vlerësimi i mjeshtrit z.Ferdinand Bezhani me “Çmimin e Karrierës” si vlerësim i angazhimit dhe ndihmesës së pakursyer të tij, në realizimin e këtij aktiviteti.

Foto