Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” dhe Universiteti “La Sapienza”, Romë kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të vendosi lidhje bashkëpunimi midis dy institucioneve të arsimit të lartë, në nivel Departamenti e Fakulteti. Objektivat e marrëveshjes konsistojnë në organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta, shkëmbimin e ndërsjelltë të studentëve dhe pedagogëve, si dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta për një periudhë tre vjeçare. Përfaqësues të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” ishin: PhD. Siri HOXHA Zv/Rektor i KUPV, Dr. Veronika DURMISHI Zv/Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore, Dr. Esmeralda HOXHA Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Informatike dhe PhD Candidate. Argita LAMAJ pedagoge në Departamentin e Ekonomisë. Përfaqësues të Universitetit “La Sapienza” ishin: Prof. Dr. Vincenzo BARBA Zv/Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe përfaqësues nga Stafi Akademik i Departamentit të së Drejtës. Kjo marrëveshje i hap rrugë një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet dy fakulteteve dhe dy institucioneve respektive për projekte të tjera në të ardhmen. Marrëveshja gjykohet tejet e rëndësishme dhe me një vlerë të veçantë, duke konsideruar edhe potencialin e madh akademik të Universitetit “La Sapienza” në nivel europian dhe botëror. Një nga pikat konkrete të bashkëpunimit është edhe projekti i "Fondazione Sapienza", tashmë pjesë e projekteve tona studentore (www.fondazionesapienza.uniroma1.it).