Në kuadrin e “Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve” u mbajt sot një workshop në ambjentet e Tirana International Hotel e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë(MMSR), Agjensia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) dhe Fondacioni Europian i Trajnimit (ETF). Pjesëmarrës në workshop ishin përfaqësues të Arsimit të Lartë (AL), Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) dhe Arsimit të Përgjithshëm (AP). Përfaqësues të  Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”  ishin PhD. Siri Hoxha, Dr. Myzafer Elezi dhe Msc. Anduel Mehmeti. Në punimet e këtij workshop-i u trajtua strategjia e unifikimit të niveleve të kualifikimeve profesionale shqiptare me nivelet e kualifikimeve profesionale europiane. Në fund të workshop-it të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë aktivisht në diskutimet përmbyllëse të këtij evenimenti.

Foto