Në datën 15-16 Tetor 2016, në ambientet e SHPAL “Pavarësia” u zhvillua konferenca e parë ndërkombëtare shkencore, në bashkëpunim me Institutin Kanadez të Teknologjisë. Tema e konferencës ishte “Integrimi Evropian dhe Zhvillimi Ekonomik. Sfidat dhe Mundësitë”. Në konferencë morën pjesë një numër i madh pedagogësh e kerkuesish shkencorë. Konferenca u përshëndet nga Prof.Dr.Luan Gjonçaj, Prof.Dr. Habib Hamam, Prof.Dr. Petrit Nathanaili, Prof.As.Dr.Stefan Qirici, Prof.As.Dr. Aleksandër Biberaj, PhD Ioannis Tampakudis, etj. Referuesit në konferencë trajtuan domosdoshmërinë e reformës në administratën publike, përshtatjen e legjislacionit të brendshëm me atë komunitar, respektimin e të drejtave të njeriut, ndërtimin e avantazhit konkurrues dhe të një ekonomie funksionale, forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor, zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit për të stimuluar ekonominë, etj. Ligjëruesit ishin studiues dhe profesionistë me ekspertizë dhe përvojë pune në fushat përkatëse. Sesionet, në panele paralele, zgjuan interes dhe debat në sallë. Kjo konferencë e suksesshme hedh premisat e një bashkëpunimi të mëtejshëm midis SHPAL “Pavarësia” dhe Institutit Kanadez të Teknologjisë.

Foto Galeri