Filloi java e diplomimit në SHPAL “Pavarësia”.

Dita e hënë, dt.18 Korrik, nisi javën e diplomimit në SHPAL “Pavarësia”. Kanë qenë studentët e vitit të tretë të ciklit të studimit Bachelor në Ekonomi, ata, që të parët paraqitën punimet e tyre përpara komisionit shtetëror për mbrojtjen e diplomës. Ky proces do të vazhdojë gjatë gjithë javës me studentët e Arkitekturës, të Drejtësisë, të Inxhinierisë Informatike dhe të Shkencave Politike, në të dy ciklet e studimit, Bachelor dhe Master, për t’u përmbyllur me festën e madhe të diplomimit, ditën e premte, dt.22 Korrik.

Foto Galeri