Në kuadrin e një marrëveshje të përbashkët, që SHPAL “Pavarësia” po kryen me Universitetin “La Sapienza” në Romë, u organizua në datën 04/07/2016 takimi midis Zv.Dekanit të universitetit të Romës “La Sapienza” Z.Vincenzo Barba dhe Zv.Rektorit të SHPAL “Pavarësia” Z.Siri Hoxha. Tema mbi të cilën u organizua ky takim ishte rreth konferencës së përbashkët që SHPAL “Pavarësia” së bashku me universitetin “La Sapienza” do të organizojnë në muajin Nëntor 2016. Kjo konferencë do t’i hapë rrugën dhe marrëveshjeve të tjera, që do organizohen midis dy institucioneve.

Foto Galeri Kliko Këtu